Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Enjte, 31 Tet 2024
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 09:00

Vlora, Hiroshima pa bombën A

Nga varret e reja tek mbledhja e armëve, nga misteret e Zanit tek vilat e shkatërruara të bllokut - qyteti që nuk do të mësohet me humbjen. Eshtë naivitet të besosh se të mjaftojnë 7 orë për ta takuar, vizituar dhe përshkruar Vlorën.

Sepse në Vlorë, (ndoshta ende ka njerëz që nuk e dinë), ka pasur 7 muaj lufte të mirëfilltë. Nëse dikur në Hiroshima u hodh një bombë, që dihej nga kush dhe pse, vlonjatët ende nuk e kuptojnë pse zgjodhën pikërisht Vlorën për të mbjellë vdekjen dhe s'dinë në do të ketë ndonjëherë njerëz që do të dalin para gjyqit për t'u ndëshkuar siç emeritojnë. Ekziston një kujtesë kolektive që s'harron kurrë, në emër të së cilës një ditë do të ketë shumë për të thënë. Veç, deri atëherë qyteti duket se do falë e harrojë përkohësisht. Sepse njerëzit që përjetuan netët e tmerrshme në pritje të SHIK-ut, të plumbit të rastësishëm, të trokitjes në mesnatë që kërkonte jetën ose paratë, njerëzit që jetuan në ankth dhe tmerr, duke u ngujuar në shtëpi, pa ditur deri kurrë, ata që vranë pa u menduar, ata që humbën të afërmit, ata që ngelën të gjymtuar, ata që kanë trupat e të dashurve në det, ata që humbën djersën e punës së keqpaguar nëpër botë, e kanë megjithatë një zemër dhe një shpresë në emër të së cilës kërkojnë të jetojnë.