Revista PERPJEKJA
Arben Dedja, Brixhilda Ndini, Redi Gjuzi, Mimoza Picari, Majla Zeneli
Milingonat, Kënaqësia e perëndive, Drejt hiçit po shkoj me lavdi, Mushkonja
E Dielë, 13 Nëntor 2011 10:44 Publikuar në Nr. 8Arben Dedja
milingonat
gëlojnë
miliona e miliona
milingona
milimetër për
milimetër
lëvrijnë
miliarda miliona
milingona
militante të milimetruara
militojnë
milen
milingojnë
Shpella e trishtimeve të tua (1994)
-------------
Brixhilda Ndini
KËNAQËSIA E PERËNDIVE
Ëngjëjt nuk dinë të qajnë,
Nga sytë nxjerrin veç dritë
Mos u mërzit i dashur
Që nuk ndjen dot dhëmshuri për mua.
Perandori im (1995)
-----
Redi Gjuzi
DREJT HIÇIT PO SHKOJ ME LAVDI
Eci si i mpirë
Urbani ndaloi në stacion
Lidhëset m u zgjidhën
Ula kokën dhe volla.
Kërkoj një cigare në xhep
Sikur të kisha një pistoletë,
a do të vrisja dikë?
(rruga është bosh!)
Vrapoj si një pijanec i dehur,
Koka u ftoh
Po më kruhet...
Një lypës po fle.
Kam nevojë për trupin tënd
Shurroj poshtë orës së madhe
Sy maceje jeshil
Një qen po ngordh
Këpuca m u zgjidh prapë.
Kam nevojë për një cigare
Një lypës po fle
... Drejt hiçit po shkoj me lavdi.
Drejt hiçit me lavdi (1996)
---------------------
Mimoza Picari
MUSHKONJA
Ajo në tavan
unë në dysheme
Ajo fluturon
unë eci pëdhe.
Ajo këndon rëndom
unë dëgjoj dhe hesht;
Ajo më merr gjak
unë kruhem dhe hesht.
Një e dyta (1996)
-----------
Majla Zeneli
UNË
Unë u shtriva në mes të krevatit
si një rrugë
dhe flokët e mija
binin si shi
E pjesët e anëshme të krevatit
trotuare u bënë.
Shiu përplasej mbi to
me rreptësi,
sidomos mbi jastëkun
- një kafshë e bardhë!
Një lëkurë e regjur u bë mbulesë.
Uniforma e rrugëve me pemë
u vesh sërish.
Dhe unë e shtrirë mbi krevat
ëndërroja për të qenë rrugë.
Autoportret (1994)