Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 20 Tet 2021
E Dielë, 09 Tetor 2011 19:41

Olodum

Unë jam këngëtari i grupit Olodum nga Bahia Salvador e Brazilit. Nuk më ka ikur kurrë zëri. Kam kënduar në më shumë se 100 koncerte. Kam fjetur me meshkuj dhe me femra. Me të bardhë, të zinj, të kuq dhe me rusë. Nuk i bie asnje instrumenti.

Pjesëtare të tjerë të Olodum janë Renho, Angel, Kafu, Michael, Teres, Kalem, Basi, Juan, Karamisu, Asinta, Ra-faela, Benho dhe Jo. Ata, të gjithë u bien instrumentave kur unë këndoj.Të gjithe janë nga Bahia Salvador e Brazilit. Vetem Jo vjen nga fshati i parë ne kufirin jugor të Bahisë, megjithese edhe ai zbaton ritet dhe zakonet e Bahias. Lyhet dhe lahet me limon te shtrydhur. Sepse në Bahia meshkujt fërkohen me limon te shtrydhur në vend te ujit. Ata i kafshojnë limonet dhe me lëvoren e mbetur lagin fundin e barkut, sqetullat, qafen dhe organet gjenitale. Prandaj femrat e Bahias janë aq të nxehta dhe kundërmojne limon.

 

Më tepër në këtë kategori: « Prelude vuajtjes Invictus »