Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 20 Tet 2021
E Dielë, 09 Tetor 2011 19:47

Problemet e Shqipërisë indipedente

Lufta europiane dhe ikja e mbretit e bënë Shqipërinë një shesh të lirë për mësyjtjet dhe okupimet e huaja: Italia në Vlorë, Greqia në Korçë dhe Gjirokastër, Malazestë nga veriu, Sërbët nga veriu dhe verilindja. Të hyrët e Bullgarisë në luftë solli edhe

dy ushtri të ra: Austriakët ndoqnë Sërbët e thyer, zunë Shkodrën dhe Durrësin dhe u shtrinë gjer në Vjosë: Bullgarët përparuan gjer në Elbasan. Esadi, që ishte thyer në Durrës u shtrëngua të ikte, të vejë në Selank me taborrin e tij, kurse në Korçë francezët u përpoqën të mbyllin shtegun në mes të grekëvet konstantinistë dhe të pushteteve qëndrore. Katrë vjet dhe Shqipëria njohu vuajtjet e përleshjes së madhe, me zi buke, epidemi sëmundjeje, mizerie materiale dhe morale. Çë mund të ishte atituda e Shqipëtarëve në këto kondita të vështira? Mbetur pa qeveri dhe pa prijës, ndërgjegja e kombit filloi të pështetet në simbole: flamuri dhe mbreti, ky mbret që kishte ndënjur vetëm gjashtë muaj dhe autoriteti i të cilit nuk ishtendjerë veçse në një pjesë fort të ngushtë të vendit. Po, njeriu shumë herë e ndjen çmimin e një të mire vetëm kur i del dore.