Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Dielë, 16 Maj 2021
E Dielë, 09 Tetor 2011 20:05

Tranzicioni dhe objektet tranzicionale: Një kritikë e ndryshimeve

Udhëkryqet me të cilët Evropa Lindore e Qëndrore u ndesh menjëherë mbas daljes nga totalitarizmi paskëshin qenë një labirint, brenda të cilit tash kaq kohë ajo po sillet e vërsillet pa ia gjetur as fundin as kreun. Kjo kohë e hapësirë, në të cilën e

majta dhe e djathta, - por edhe mjaft grupime të tjera opozitare - s'merret më vesh ku fillojnë e ku mbarojnë, është quajtur tranzicion. Njeriu niset në një drejtim, por shpejt e sheh veten prapa kurrizit të dikujt, me të cilin rrugët ideologjike më përpara e kishin ndarë. Ndoshta çështja është se shumë nga fijet e Arianës të mpleksura në një lëmsh ideologjishë liberale apo tjetërlloj, dolën me cilësi të dobët, madje edhe ato të markave të njohura të importit.
Lëvizja kaotike brenda labirintit posttotalitar e përforcon idenë hapësinore të metaforës së tranzicionit, sepse doemos që lëvizje ka pasur e jo pak: u ngrit një perde, u shemb një mur, njerëzit kapërcyen kufij, mbinë kufij të rinj, kurse ca të vjetër u kthyen në fushëbeteja. E gjitha kjo është shoqëruar me aktivitet në sferën e doktrinave, porse modelet ende nuk po japin frytet e pritura. Ato po ndjekin traditën e zbatimit retroaktiv. Por, në fund të fundit, që nga koha e Bergsonit, simund të guxojmë ne t i rrokimlëvizjet në bazë të modeleve përshkruese?