Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Dielë, 16 Maj 2021
E Mërkurë, 12 Tetor 2011 08:53

Nacionalizmi me ferexhe

TETOVE - Mëngjes në një fshat në periferi të Tetovës. Bie shi dhe njerëzit me çadra në dorë lënë shtëpitë, për të punuar fushat. Një burrë sapo del nga shtëpia duke hapur një çadër; një grua, që del po nga ajo derë, pret sa burri të bëjë disa

metra përpara dhe pastaj bëhet gati të niset. Ajo përpiqet të hapë çadrën, por çadra nuk hapet. Gruaja kthehet sërish në shtëpi për të gjetur një çadër tjetër. Ata janë burrë e grua, por nuk mund të qëndrojnë nën një çadër. Eshtë më se e zakonshme në këtë fshat të vogël të populluar krejtësisht nga shqiptarë myslimanë që gratë të ecin pas burrave sipas një parimi të pashkruar të fesë së tyre. Rreth 20-30% e Maqedonisë është e populluar nga shqiptarët, të cilët janë përqendruar në Tetovë dhe kryesisht në Maqedoninë Perëndimore. Në këtë fshat, pothuaj, të gjitha gratë mbajnë ferexhe dhe shumica e burrave të thyer në moshë nuk i heqin qeleshet nga koka. Në të gjitha klubet e fshatit nuk shitet alkool. Shumë të rinj shqiptarë detyrohen të shkojnë në klubet e maqedonasve për të pirë një shishe birrë. Të hysh në një shtëpi do të gjesh vetëm burra. Gratë fshihen për të përgatitur ushqimin dhe qerasjet për miqtë. Në tavolinë serviret vetëm një pjatë për të gjithë. Përveç TV-ve privatë shqiptarë dhe TVSH i preferuar është dhe një TV turk që herë pas here predikon fenë islame.

 

Më tepër në këtë kategori: « Lufta në paqe Kombi dhe nacionalizmi »