Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 24 Shk 2021
E Mërkurë, 12 Tetor 2011 09:09

Multikulturalizmi në Ballkan

Ballkani përfaqëson një rajon tepër të komplikuar në të gjitha drejtimet. Historia u ka përcjellë brezave të tij të tanishëm probleme mjaft të ngatërruara, të cilat në shumicën e tyre e kanë burimin në mozaikun e kombeve, etnive dhe minoriteteve

që ekzistojnë aty. Ekzistenca e kësaj larmie, që diku më shumë dhe diku më pak është e pranishme në çdo vënd ballkanik, nuk mund të jetë shkaku i parë i kullës babilonase të Ballkanit, pasi ka rajone e vende të tjera në Evropë e në botë që kanë ngjyrime etnike të ndryshme, por që janë shëmbull i harmonisë dhe i bashkëjetesës ndëretnike. Për rrjedhojë duhet pranuar se ekzistojnë faktorë të tjerë përcaktues që e kanë çuar Ballkanin të përjetësohet në fjalorët politikë e diplomatikëme termin ballkanizim .Ky termimbështetur në përvojën negative të shekullit tonë nënkupton situata gjeopolitike të komplikuara dhe të rrezikshme të shkaktuara nga pretendimet territoriale të shteteve të vogla e të shumta të Ballkanit, aleatë të disa Fuqive të Mëdha rivale që qëndrojnë prapa tyre, të cilat mund të arrijnë në një konfrontim të përmasave të mëdha midis tyre nga zgjerimi i konflikteve lokale. Përvoja ndërkombëtare, e mirë apo e keqe, në përballimin, zgjidhjen apo rregullimin e përkohshëm të konflikteve, grindjeve apo tensioneve ndërballkanase me origjinë etnike është materializuar në një varg traktatesh, marrëveshjesh e dokumentash të tjera ndërkombëtare. Tipar kryesor i tyre ka qenë formulimi i disa parimeve të përgjithshme juridike që synonin të mbronin dhe të garantonin disa të drejta themelore
për minoritetet në vendet ku ato ndodheshin. Lidhja e Kombeve në kohën e saj, arriti që të merrej edhe me diskutimin dhe zgjidhjen konkrete të disa konflikteve për minoritetet.