Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Wednesday, 27 Oct 2021
Wednesday, 12 October 2011 09:19

Dy sprova mbi Mitrush Kutelin

Titulli i rrëfenjës "Fshati im e pi rakinë" është vetëm reklama e saj. Krahas tij gjatë leximit mund të shfaqen dhe dy tituj të tjerë, siç mund të jetë: "Rakia është fshati im" dhe "Pi fshati im, pi". Mbi pluhurin e përditshëm, ngazëllues Mitrushi ngre në

reliev thelbe të realitetit shqipatr, të karakterit të tij kundrejt virtyteve dhe veseve. Që në fillim ai pozicionon shpejt vendin e ngjarjes, cilësitë e tij: Jo se më shket mendja të ngrihem e të them se fshatrat e tjera nuk e pinë rakinë, po si ky fshati im s'ka fshat në botë ... Fshati im or tunjatjeta e pi rakinë me hov dhe me vrull të madh, që nga djepi e deri te varri.

Që në momentin e parë roli i rakisë është përcaktues, shoqëron brengat gëzimet, lindjet, dasmat e vdekjet, s është vetëmalkol, por dhe mikëpritje, filozofi dhe këshillë, e gjykim me vlerë. Ajo shpreh një përmasë të thjeshtë fizike, por dhe mjaft gjigande, plot hov e dalldi, si një linjë transparente që lidh tërësisht lindjen me vdekjen njerëzore. Krahas gjymtyrëve natyrore si një eshtër shtesë shfaqet e palujtshme kupa e rakisë, karakteristike sipas Kutelit e njerëzve të kësaj zone.