Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 20 Tet 2021
E Enjte, 13 Tetor 2011 07:14

Diasporë

(që vjen me thënë gjak i shprishur)
Në kohë miset e ftyrës janë bjerrë

flokë ndër sý, në dét e në qiell
(spanish moss) ose
aty ku nuk ka fjalë mâ
varenlakuriqan ajërmbivende
pa emna ose
marrë hua, Atlanta, për shembull
me blerimin e dhenave në krah.
Kush endet mâ e mâ në Jug
në verë, ndihet i lum
në kthjellësinë e idhtë
edhè nësè pa gjuhë
përplasë nuk di se ku
në një gojë të huej.