Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 20 Tet 2021
E Enjte, 13 Tetor 2011 07:18

Letërsia në Shqipëri si letërsi "në"

Pavarësisht nga inercia bashkëbisedore e gjuhës dhe sygjerimet e logjikës tradicionale, në përgjithësi ka më tepër kuptim të flitet në terma te letërsia në një vend, sesa letërsia vendore. Përdorimi i dyfishtë i termave Letërsia Shqiptare dhe Letërsia

Shqipe nga kritika tradicionale është përveçse ngatërrues, madje i pakuptimtë. Mund të thuhet të paktën se këto dy nocione nuk janë domosdoshmërisht pjesë e njëri tjetrit, dhe në raste përjashtimore nuk kanë të bëjnë asfare me njëri tjetrin. Nëse me marrëveshje letërsia shqiptare do të nënkuptonte letërsinë e shqiptarëve apo/dhe Shqipërisë, kjo do të thotë se pasi të zgjidhej po me marrëveshje se çfarë do të quhet Shqipëri dhe cilët do të quhen shqiptarë letërsia shqiptare do të nënkuptonte: ose letërsinë e prodhuar ose/dhe konsumuar nga shqiptarët, ose letërsinë e prodhuar ose/dhe konsumuar në Shqipëri, ose së bashku: letërsinë e prodhuar ose/dhe konsumuar nga shqiptarët në Shqipëri. Nga ana tjetër, letërsia shqipe si term do të barasvlerësohej nga termi letërsianë gjuhën shqipe, dhe do të nënkuptonte përkatësisht letërsinë në gjuhën shqipe.

 

Më tepër në këtë kategori: « Lule shqipo lule djale Juri Golec »