Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Wednesday, 08 Dec 2021
Monday, 17 October 2011 10:29

Ndërhyrjet e planifikuara për zëvendësimin e huazimeve në shqipen standarte

Gjuhët standarde janë kurdoherë produkte të ndërhyrjeve të drejtpërdrejta të shoqërisë. Faktorë të natyrës  kulturore, sociale e politike ndikojnë që në bazë të tyre të vihet, supozojmë, një dialekt dhe jo një tjetër; të ndërmerret një veprimtari

pastruese ndaj  fjalëve të huaja në vend të një veprimtarie që nxit e favorizon pasurimin e gjuhës në rrugë ekzogjene (d.m.th. përmes huazimit); te reformohet një sistem shkrimi nëpërmjet zëvendësimit të një alfabeti (p.sh. arab ose cirilik) me një alfabet tjetër (latin) etj.
Edhe krijimi i shqipes standarde 1 është kryer nën shtysën e një vargu ngjarjesh e dukurish kulturore e politike, të cilat nisën ta karakterizonin botën shqiptare këtu e më shumë se një shekull përpara, por që vepruan ndjeshëm vetëm pas krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, veçanërisht, në vitet e regjimit shtetëror që u vendos pas Luftës së Dytë Botërore.