Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Hënë, 29 Nën 2021
E Hënë, 17 Tetor 2011 10:32

Çështje të avangardës dhe kitsch-it në artin shqiptar

Në vitin 1939, duke marrë shkas nga fenomenet e reja të shfaqura në skenën e artit perëndimor, por dhe atij lindor, sidomos në fushën e artit vizual, Clement Greenberg, teoricien dhe filozofi i modernizmit, shkroi esenë e tij të famshme Avanguarda

dhe Kitch-i. Sipas tij, është pikërisht mes shenjave plot shpresë të prishjes së shoqërisë së kohës që ne - disa prej nesh - nuk pranuam këtë fazë të fundit të kulturës sonë. Në përpjekjen për të shkuar përtej një lloj aleksandrizmi në art e kulturë, një pjesë e shoqërisë borgjeze prodhoi diçka të padëgjuar më parë: kulturën e avanguardës. Një ndërgjegjësim superior për historinë - më saktë, shfaqja e një lloji të ri kriticizmi të shoqërisë, një kriticizmi historik - e mundësuan akoma më tepër këtë.

 

Zëra të ngjashëm (sipas fushës)