Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Shtunë, 04 Dhj 2021
E Hënë, 17 Tetor 2011 10:36

Historia e filozofisë evropiane nga Rilindja e këtej

LAJBNICI

Jeta e Lajbnicit është krejt e kundërt me atë të Spinozës. Lindur në Lajpcig më 1 korrik 1646, Gottfried Lajbnici, nxënës i devotshëm, kryesisht autodidakt, hyri në Universitet më 1661. Atje mori bakauleratin me një tezë mbi  principin e individimit (principe d individuation). Tre vjet më vonë bëhet doktor në drejtësi dhe e lë për gjithmonë qytetin e lindjes. Gjatë viteve 1660 - 1672, i nxitur nga baroni i Boineburgut, i hyn politikës duke shërbyer në oborrin e Mayence. Gjatë viteve 1672 - 1676 qëndron në Paris ku zbulon kalkulimin infinitezimal. Më 1676 deri më 1679 hyn në shërbim të shtëpisë së Hanovrit nën tre princat Jean Frederic, Ernest- Auguste (1679 - 1699), George - Louis (1698 - 1716). Ky i fundit më (1714) ngjitet në fronin e Anglisë duke marrë emrin Georgi i parë.
Jurist, inxhinier në minierat e Harzit, teolog i ngarkuar me bashkimin e Kishave, dipllomat, historian, etj., Lajbnici shpalos në shërbimet e tij një aktivitet të palodhshëm. Ëndërron për një Enciklopedi, përshkon Evropën në të gjitha drejtimet; shikon gjithçka, shkruan kudo, ka më shumë se gjashtëqind letërkëmbenjës. Vdes më 14 nëntor 1716 dhe varroset si qen.

 

Zëra të ngjashëm (sipas fushës)