Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Shtunë, 23 Tet 2021
E Hënë, 17 Tetor 2011 11:44

Evllogji Kurilla: Rrëfimi i identitetit kulturor

Evllogji Kurilla u lind në Ziçisht të Korçës në vitin 1880. Qysh 14 vjeç mërgoi në Greqi, ku u arsimua, shkroi e vdiq (1961). Ky ishte ai që në vitet 30, së bashku me Pandeli Kotokon, u parashtrua si emër-kyç nga pala

greke, si kusht për njohjen e autoqefalisë së kishës shqiptare. Si rrjedhojë Evllogji u fronëzua peshkop i Korçës në vitin 1937, duke lënë katedrën e profesorit të historisë në Universitetin e Selanikut. Në vitin 1939, mbas një vizite në Greqi, iu ndalua hyrja në Shqipëri, me vendim të qeverisë italiane, gjë që e përherësoi qeveria shqiptare e pasluftës. Në botën greke Kurilla u shfaq fillimisht si veprimtar politik, murg kaçak në Athos e Maqedoni, komandant çete në Egjipt, më vonë arkivist e regjistrues dorëshkrimesh nëpër bibliotekat e manastireve, por mbi të gjitha hulumtues e autor i shumë punimeve e librave historiko-filologjikë, si dhe profesor i Universitetit të Athinës (1942-1949).