E Hënë, 17 Tetor 2011 20:14

Edhe një vit i mbrapshtë në historinë shqiptare

Ngjarjet tragjike të marsit 97 tronditën jo vetëm Shqipërinë si shtet (atë gysmëShqipëri edhe ashtu të cunguar), por edhe mbarë kombin shqiptar në Ballkan dhe kudo betër në botë. E si të mos e trondisnin? Sikur nuk mjaftonte dhuna dhe terrori i

përditshëm serb në Kosovë; sikur nuk mjaftonte histeria antishqiptare në Maqedoni e në Mal të Zi; sikur nuk mjaftonte diaspora e përçarë dhe Çamëria tashmë e harruar; sikur ishin pak tërë ato plagë e halle kombëtare, të djeshme dhe të sotme, por duhej të ndodhte edhe kjo që ndodhi në vetë Shqipërinë. Mund të tingëllojë pak fatalist ky konstatim, por duket se ne na ndodh pothuajse gjithmonë varianti më i keq në histori. Ç'ndodhi në të vërtetë në Shqipëri në shkurtmars të vitit 1997? Revoltë e përgjithshme me elemente të anarkisë; kryengritje e armatosur; revolucion (i vonuar) demokratik; puç ushtarak apo diç tjetër? Ngjarjet në Shqipëri janë një fenomen disi i veçantë, «origjinal», që vështirë mund të futen në kallëpin e ndonjërit nga togfalëshat e mësipërm. Një gjë është e sigurt: Shqipëria në mars të vitit 1997 u gjend papritmas në prag të një lufte qytetare me përmasa e pasoja të paparashikueshme, - mbi bazë të konfliktit real politik dhe të konfliktit të shpifur krahinor - që u shmang falë urtësisë dhe instinktit natyror të popullit shqiptar, i cili nuk e gëlltiti karremin që ia ofronin forca të ndryshme të papërgjegjshme politike, të yshtura mbase edhe nga interesa të huaja agjenturore.

 

Zëra të ngjashëm (sipas fushës)

kthehu më sipër