Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 27 Tet 2021
E Hënë, 17 Tetor 2011 20:24

Nga clandestine në displaced people

Më 1996 bashkarisht me sociologun italian Luigi Perrone, profesor në Universitetin e Lecces, dhe ate francez Georges Lapassade, profesor i merituar në universitetin Paris VIII, vendosëm ta titullonim librin që po botonim (një përmbledhje të

punimeve tona të deriatëhershme) Naufragi Albanesi dhe t'ia kushtonim atë viktimave të Adriatikut. Si me titullin, ashtu edhe me dedikimin, synonim ta vendosnim dukurinë naufragi , që në shqip përkthehet pak a shumë një fatkeqësi që vjen nga mbytjet në det, diku në të shkuarën e afërt dhe të largët të shqiptarëvë. Pas një periudhe disa vjeçare emigrimi të dhimbshëm (dhe zhvillimesh ekonomike, politike e shoqërore rraskapitëse për shqiptarët) dëshironim të jepnim një mesazh drite e shprese. Duke evokuar fatkeqësinë, dëshironim t'ia kalonim atë historisë.