Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 08 Dhj 2021
E Hënë, 17 Tetor 2011 20:28

Poezi nga Xhevahir Spahiu

Këto poezi u shkruan në periudhën e trazirave. Në 1 mars, përvjetorin e lindjes, poeti i botoi në një cikël më vete në gazetën Koha Jonë. Ia kushtoi "studentëve të uritur për LIRI". Më gjashtë mars Xhevahir Spahiun e ndalën në rrugë dhe e

goditën barbarisht ata që, siç thotë ai në poezitë e tij, s'kanë fytyrë dhe fjalë por vetëm skafandra dhe dhëmbë.

 

 

MALI I VETËTIMAVE*

Gjideti pa peshk,
Ullinjtë në zi.
S'ka sy e s'ka veshë,
Ka vetëm Uri.
Në qiejt e shkretuar
Mbi retë bokërima,
Një mal i vetmuar
Gatuan Vetëtima.


*Emri i malit në bregdetin e Vlorës

 

BALLËPËRBALLË

Unë dal në rrugë
me tufa mimozash në duar,
ti me shkopinj dhe me plumba,
ti me qen
unë me pëllumba.
Unë kam fytyrë -
ti skafandër,
ti dhëmbët -
unë fjalën.
Unë kërkoj një grusht jetë
ti më kërkon edhe vdekjen.
Të dy
sy ndër sy
sy ndër sy
të dy.
Pëllumbat e mi pasurojnë hapësirat.
Ikën qentë prej teje, muarrën malet
përpjetë.
As qentë nuk të duan.
Nuk të duan as qentë.


KUR SHESHET ISHIN ZBRAZUR

Kur gjysma bënte kafe
dhe gjysma pinte kafe
- po unë s qeshë aty -
Kur sheshet ishin zbrazur
(kamxhiku prehej pakëz)
një lot kërkonte sy.

*
tri kafshë
mbi katër rrota
m i gëlltitën sytë.
(vdekje, të theri zemra?)
qajnë gishtërinjtë e mi si stalaktitet
për ju, o shpella,
ç paskëshit mbajtur brenda!
Tiranë, 10 shkurt 1997
ditë e hënë, ora 1030

*
Kur shkon dhe kokën e kthen pas,
Kur hyn dhe derës i ve lloz,
Mos do të thotë: vdekja t u qas
Dhe ti s arrin të klithësh: - Mos!


DIL

Kur s i qesh buza buzëqeshjes,
Kur dhe vetmia zë vetmohet
Ti rri ngujuar brenda heshtjes
Po tjetërkush për ty ngujohet.
Je gjeth i degës hijerëndë
Je dru i pyllit që nuk sos
Nga zëra njerëzish rrafsh iu shembën
të lashtat mure Jerikosë.
Dikush për ty përbluan urinë
Mos ndjejnë uri as zogjtë, as ti.
Ti - një shushamë në suferinë, -
ngujuar brenda vetes rri.
Dil sa pa rënë nata e gjatë,
sa pa të marrë harrimi osh,
Në këtë botë të pamatë
Të rrosh, përkthehet  të luftosh!


DIGJEN QIRINJTË

Digjen qirinjtë në shuplakën e mbrëmjes
Shëtitoret tiranase shtrirë si shandanë
Qirinjtë lotët s i fshehin,
Qirinjtë njerëzisht mund të qajnë.
Flakët luhaten
si fjalët e firomës së fundit,
i flasin erës
i flasin gurit.
Sa të rrimë e të nëmim orë e çast errësirën
më mirë, thanë njerëzit, të ndezim qirinj
në kujtim të shpirtrave të atyre që s janë
përshpirtje për të vdekur, paqe për të gjallët
që treten pak nga pak si qirinjtë shpirtbardhë
Digjen qirinjtë shëtitores së Tiranës
digjen dhe qajnë
për ata që s janë;
por dalin nga terri ca terre mbi terr
dhe nisin t i fikin qirinjtë, për tmerr.
Fiket i pari, rrëzohet dhe një
vdesin po asnjëri prej tyre s nxjerr zë.
Qirinjtë me mijëra - me mijëra shpirtra.
Fikësit s kishin kohë,
fryma po u sosej, -
pastaj pas një gjëme
do ndiznin tjetër gjëmë.
Atëhere, siç shtyp fëmijët një tank
i shtypën me këmbë.
Vetëm njërin, ah, njërin s arritën ta fikin
Qiririn hyjnor të Naimit.