Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Martë, 26 Tet 2021
E Martë, 18 Tetor 2011 08:44

T'i jepet fund terrorit

Qysh prej Festës së Qënies Supreme dhe zhurmës gjithë madhështi që u bë rreth saj, për të cilën Bilandi ishte shprehur se po bëhej e mërzitshme (Avec ton Etre Supreme tu comences m embeter) Robespieri është dukur shumë rrallë në Komitet.

Qëndron mënjanë si një i llastuar. Ata të Komitetit kanë sajuar gjatë kësaj kohe edhe një Raport, aspak të këndshëm, mbi plakën Katerinë Teot dhe burrin Ripërtëritës të Botës, të cilin, sipas saj, na e paskëshin përmendur edhe Profetët. Në raport ata bëjnë sikur shohin tek misteri Teo një kompllot. I gjithë raporti ka një dell satire dhe mospërfilljeje tallëse jo vetëm kundra zonjushës plakë, por edhe kundra atij, Përtëritësit të madh. Pena e mprehtë e Barrerit kishte çekur atje ku s'mbante më. Raporti për plakën Teo, që u lexua me zërin hundor e solemn të plakut Vadie, anëtar i Sigurimit të Përgjithshëm, e bëri efektin e vet. Fytyrat e gjeneralëve republikanë u mvrënjtën e morën pamjen e gjyleve të çelikta të topave. A duhej të ndodhnin gjëra të tilla?