Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 20 Tet 2021
E Martë, 18 Tetor 2011 08:46

"Republika shqiptare e Korçës"

(Mbi protokollin shqiptaro - francez të 10 dhjetorit 1916)


Viti 1916 ishte viti i tretë i Luftës I Botërore dhe viti i parë i shndërrimit të territorit të shtetit shqiptar në shesh luftimesh. Gjatë Luftës I Botërore Shqipëria u pushtua nga forca të armatosura të shteteve të ndryshme të dy blloqeve ndërluftuese, që i ndanë territoret e shtetit shqiptar në disa zona të veçanta pushtimi. Në njërën zonë, në atë që mund ta quajmë veriore, (mbi vijën Vjosë-Skrapar- Pogradec), kishin zënë vend austro-hungarezët dhe bullgarët, të cilët bënin pjesë në bllokun e fuqive Qendrore. Në tjetrën, atë jugoren, ndodheshin italianët dhe francezët, që përfshiheshin në grupin e fuqive të Antantës. Madje, në lidhje me Shqipërinë, disa fuqi të mëdha ndërluftuese evropianase kishin shkuar më tej se pushtimi. Me Traktatin e fshehtë të Londrës të prillit 1915 fuqitë e Antantës e kishin sakrifikuar pavarësinë e shtetit shqiptar dhe tërësinë e tij territoriale në interes të planeve ekspansioniste të vendeve fqinje, të Italisë në radhë të parë, ndërsa fuqitë e Bllokut Qendror bënin të njëjtat llogari për hesap të tyre.