Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 27 Tet 2021
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 08:14

Berisha dhe PD e shndërruan Shqipërinë në kazino

Intervistë dhënë BBC-së nga Tonino Perna, shef i Katedrës së Sociologjisë Ekonomike në Universitetin e Mesinas, Itali, dhe president i Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve për Bashkëpunimin Ekonomik të financuar nga Bashkimi Evropian.

I pyetur pse e cilësonte të jashtëzakonshme fazën e tranzicionit në Shqipëri thotë:
Shqipëria është vendi i ekstremizmave, ishte ekstremist marksizmi i saj dhe është ekstremist edhe procesi i saj i tranzicionit. E jashtëzakonshmja e këtij procesi në krahasim me vendet e tjera të Lindjes mund të përmblidhet në këto shifra: Shqipëria është vendi që ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike që prej vitit 1992, që ka patur përqindjen më të ulët të inflacionit. Monedha vëndase është forcuar kundrejt valutave të forta; përqindja e emigracionit, rreth 18 përqind e popullsisë, është më e larta. Të ardhurat për frymë u trefishuan në fshat dhe në qytet, ndërkohë aparati prodhues mbetet më i dobëti ndër vendet ish-komuniste. Prodhimi bujqësor dhe industrial ende nuk ka arritur nivelin e vitit 1989.