Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Hënë, 29 Nën 2021
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 08:16

E ardhme e zymtë për ekonominë shqiptare

Koment i analistit të BBC Gabriel Partosh pas përdorimit të dhunës nga policia në Vlorë. Administrata e presidentit Sali Berisha ndodhet në një pozitë të vështirë thotë Gabriel Partosh.

Ka shpresuar se vala e demostratave antiqeveritare dhe trazirave që shpërthyen pas dështimit të skemave piramidale do të përfundonin në fund të javës si rezultat i politikës së saj. Veprimet e ashpra policore, shpërndarja e një sërë mitingjesh dhe arrestimi i të paktën 150 protestuesve, pas valës së parë të protestave rezultoi si një frenues i fuqishëm për ata që dëshironin të dilnin në rrugë për të demostruar kundër qeverisë. Ndërkaq, qeveria më në fund ka filluar të paguajë një pjesë të parave që kishin humbur investitorët.