Para së gjithash besoj se shpreh falenderimin tim si President për të gjithë ju që me votët tuaja shprehët besimin për mandatin e dytë timin si President. Dëshiroj të falenderoj edhe ata që absenuan dhe votuan kundra, se me votën e tyre ata transmetuan një mesazh që duhet marrë parasysh si element të diversitetit dhe pluralizmit.
Të zgjidhesh President i një vendi është pa dyshim një ngjarje kulmore për jetën e çdo njeriu të thjeshtë. Të rizgjidhesh President i një vendi është në tërësi një privilegj kulmor. Në të vërtetë unë këtë rizgjedhje, në një periudhë kur në disa rajone të vendit përjetohet dhuna e vërtetë dhe rebelimi komunist, e pranoj përsëri si një privilegj kulmor që më jepet mua të përballem me këto vështirësi dhe së bashku me ju, me shqiptarët në të katër anët e vendit dhe institucionet shtetërore për zgjidhje të drejtë të problemeve të krijuara.