Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Dielë, 16 Maj 2021
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 08:50

Nga shtypi amerikan

TIRANË, Shqipëri - Kolapsi i shtetit u përkeqësua në Shqipëri të premten, kur të besuarit e afërm të presidentit e braktisën vendin ndërkohë që qeveria dështoi në përpjekjet e saj për të çarmatosur bandat e grabitësve.

Shtetet e Bashkuara i ndërprenë përpjekjet për të evakuar amerikanët pasi dy helikopterë që prisnin të merrnin familjet e mbledhura në një fushë të gjerë në rrethimin e ambasadës u qëlluan me armë. Sipas departamentit të shtetit në Shqipëri ka reth 2000 amerikanë. Deri në kohën e ndërprerjes qenë evakuar vetëm 408 vetë, tha Pentagoni, që i la amerikanët e shqetësuar të kalojnë edhe një natë tjetër në një qytet të mbuluar me të shtëna qorre dhe plaçkitje.

 

 

Më tepër në këtë kategori: « Fundi i barbarisë Forestigate »