Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Shtunë, 04 Dhj 2021
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 08:54

Gjashtë orë tmerri të një qyteze

Qyteza vetëm 16 km larg Elbasanit, ishte deri pardje nga më të qetat në Shqipëri. Asnjë dhunim, vjedhje, plagosje, vrasje e qëllimshme, apo ngjarje përtej të zakonshmes, në këtamuaj të jashtëzakonshëm.

Banorët e saj, deri në 90, punësuar në Metalurgjik, TEC, Uzinën e Naftës, SMT, NB, e më pas ngelur në mëshirën e fatit, asistencës sociale dhe emigracionit, nuk demostruan në këta pesë vjet, asnjë zemërim të dhunshëm, madje edhe në ditët e përgjakura të marsit, duke qenë se nuk kishin pasur ç të humbnin në firmat piramidale, ata qetësisht vazhduan të jetonin vuajtjet dhe hallet e veta. Nuk se bënë dallim nga pjesa tjetër e Shqipërisë, ndaj shpërthyen depot e Mjekësit dhe morrën gjithë armatimin e ndodhur aty me shumicë. Pasi shtinë të gjithë në ajër, për netë të tëra, qyteti sërish u qetësua dhe dukej sikur s'kishte për të ndodhur kurfarë çudie. Kështu deri ditën kur...