Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Wednesday, 01 Dec 2021
Wednesday, 19 October 2011 19:13

Shqipëria pas trazirave piramidale

Deri fare pak kohë më parë Shqipëria zinte vëndin e parë në lajmet e agjensive të huaja. Kjo për shkakun e thjeshtë se vëndi u përfshi nga trazirat që pasuan falimentimin e skemave piramidale. Sa kohë ky vënd ishte në vorbullën e ngjarjeve të

vrullshme ai natyrisht paraqiste interes për titujt e gazetave të huaja. Por pas furtunës vjen edhe qetësia, ose fashitja dhe bashkë me të edhe harrimi i mediave të huaja.Tani për to ky vënd ndoshta edhe nuk ekziston. Disa ditë të shkuara pata fatin të bëja një udhëtim të shkurtër së bashku me një gazetar të huaj, i cili, si pak të tjerë, erdhi pikërisht për të parë se ç'bëhej ky vend pas asaj marrëzie kolektive që e kaploi disa muaj më parë. Objekti i vizitës sonë do të ishte fillimisht Gjirokastra, vendlindja e shkrimtarit më të madh shqiptar Ismail Kadare dhe njëkohësisht edhe e diktatorit komunist Enver Hoxha. Dy elementë këta që mjaftojnë për ta bërë këtë qytet interesant në sytë e një të huaji. Por itinerari ndryshoi, sepse udhëtimi deri në vëndin e Argjirosë është më i gjatë se sa të shkosh nga Tirana në Nju-Jork, sigurisht me aeroplan. Prandaj zgjodhëm Elbasanin dhe Beratin si dy vende më të afërta.