Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Wednesday, 08 Dec 2021
Wednesday, 19 October 2011 19:30

Ese për teatrin, guimplenët dhe duartrokitjen

Ka mbetur ende një mister forca që i detyron buzët e tyre të tendosen anash e pakëz lart duke bërë që bashkë me dhëmbët t'u shfaqet zorshëm buzëqeshja. E fshehtë, po ashtu, dhe forca që i shtyn të përplasin pëllëmbët për të kryer ritin e

çuditshëm të duartrokitjes. Të jetë diçka madhore ajo që i detyron të bëjnë kështu? Apo thjesht ndonjë nevojë? Ka më shumë të ngjarë të jetë kjo e fundit se a s'janë nevojat të vetmet forca që na sundojnë plotësisht? Ose ndoshta edhe të dyja bashkë. Sepse një e tillë nevojë ju lind vetëm kur përballen me personalitete, ose më saktë, me njerëz të pozitës, pra me gjëra madhore si të thuash. Ata, nuk i buzëqeshin luleve apo kalimtarëve të rastit. Kurrë nuk ndodh që të duartrokasin psh... fluturat. Jo, kështu veprojnë vetëm fëmijët ndërsa ata, janë të mëdhenj. Domethënë nuk janë më naivë. Dinë ku të duartrokasin dhe shpenzojnë një buzëqeshje. ATA janë guimplenë.