Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 08 Dhj 2021
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 20:16

Gazetaria në fillimet e pavarësisë së Shqipërisë (1913-1915)

Me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 nis një etapë e re e historisë së shtypit shqiptar. Objekt i këtij punimi është studimi i mendimit teorik mbi gazetarinë në shtypin atdhetar, që doli brenda vendit, pas asaj ngjarjeje të

shenuar, prej 18 majit 1913, kur këtu doli gazeta e parë Përlindja e Shqypënies - Organ i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës e deri në mesin e vitit 1915 (qershor), kur valët e Luftës së Parë Botërore u përplasën në të gjithë Shqipërinë, kur këmba e pushtuesit të huaj shkeli edhe qëndrën kryesore të shtypit tonë të asaj kohe-Shkodrën. Sipas nesh, ky hark kohor trevjeçar përfaqëson fillimet e etapës së re të historisë së shtypit tonë.