Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 08 Dhj 2021
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 20:23

... Sepse ky libër e largon rininë nga idealet komuniste ...

Romani i Remarkut Tre shokë u botua për herë të parë në Shqipëri në vjeshtë të vitit 1961. Asokohe, në të vetmen shtëpi botuese shtetërore të letërsisë artistike që ekzistonte në këtë vend, frynte ende një fllad pak a shumë i butë: nuk botoheshin

vetëm autorë sovjetikë dhe të vendeve të tjera të Lindjes, por edhe vepra të letërsisë perëndimore. Mirëpo kjo ëndërr e bukur nuk zgjati shumë. Mjaft shpejt diktatori Hoxha u grind jo vetëm me Bashkimin e atëhershëm Sovjetik, por edhe me të gjithë botën kapitaliste dhe revizioniste ,me përjashtimtëKinës. Pas 1963-shit, për shumë e shumë vite me radhë, autorë të Evropës Perëndimore dhe të SHBA s'kishin për ta parë më dritën e botimit në Shqipëri; veprat e tyre do të zëvendësoheshin thjeshtme libra të shpëlarë shkrimtarësh revolucionarë kinezë, afrikanë apo latino-amerikanë. Kur çuditërishtmë trokiti fati në derë dhem u dha porosia të përktheja romanin tre shokë isha vetëm 27 vjeç dhe nga ky autor kisha lexuar vetëm librin e tij·të parë "Asgjë e re nga fronti i Perëndimit!" me të cilin u bë aq i famshëmnë të gjithë botën; ai libër më pat lënë një përshtypje të thellë (flas si lexues, jo si përkthyes letrar, sepse asokohe shkruaja dhe botoja vetë poezi dhe prozë). Pra, nuk dija shumë gjëra, as për Remarkun dhe as për romanet e tij të tjerë kisha lexuar vetëm se nazistët ia patën hequr nënshtetësinë gjermane dhe, si shumë shkrimtarëve të tjerë humanistë dhe antinazistë, ia dogjën veprat publikisht më 1933 ...