Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Dielë, 16 Maj 2021
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 20:28

Ndërmjetësimi dhe Shqipëria

Konfliket kanë ekzistuar që në krye të herës. Konfliktet, me grade të ndryshme ashpersie, që nga shqetesimet e vogla deri në ngjarjet e rëndësishme që sjellin shkatërrim, vrasje dhe luftra, janë pjese e jetes sonë të përditëshme. Një zgjidhje e tyre

paqësore, e hershme dhe efektive është tepër e rëndësishme për të pasur një jete të qetë dhe konstruktive, madje edhe në shoqëritë e stabilizuara. Qëllimi i këtij materiali është të eksplorojë dobinë e ndërmjetësimit si mjet i zgjidhjes së konflikti dhe, pastaj, të paraqesë konsiderata të veçanta lidhur me sprovat e ndërmjetësimit në Shqipëri.