Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 08 Dhj 2021
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:24

Kultura dhe rizbulimi i miteve kombëtare në Shqipëri

Qëllimi i këtij punimi është të gjykojë impaktin e disa miteve kombëtare shqiptare në një kontekst shoqëror specifik: Rrethi i Devollit është zgjedhur si një zonë kufitare, e ndodhur në periferi të shtetit dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me fqinjin shtetëror (Greqinë),

një zonë e përzier, e banuar si nga myslimanët ashtu dhe nga të krishterët. Punimi studion mënyrën se si njerëzit reagojnë ndaj miteve kombëtare dhe si krijojnë përfytyrimin e tyre vendor mbi historinë kombëtare dhe shoqërinë. Koncepti i kulturës është analizuar në veçanti, sepse ai shfaqet si një faktor i fuqishëm në vlerësimin e vetvetes dhe të të tjerëve në këtë zonë.