Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Dielë, 05 Dhj 2021
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:25

Portretizimi i shqiptarëve në Greqi në vitet 30 dhe 40 të shekullit XIX: roli i shtypit.

Ideologjia e nacionalizmit luajti një rol kryesor në ngjarjet historike në Ballkan ne shekullin XIX dhe XX. Në shtetet etnike të shekullit XIX, kombi përfytyrohej si një përpjekje e vazhdueshme për krijimin e një identiteti të përbashkët; ky identitet kontribuoi, në kufijtë

e ndjenjave që njerëzit kishin brenda të njëjtit komunitet, në kohezionin shoqëror të shteteve të porsastabilizuar. Shteti etnik grek në vitet 30 të shekullit XIX i kushtoi një interesim të madh konstituimit të këtij identiteti etnik dhe konsolidimit të ekzistencës së shtetit të tij. Në kohën kur kufijtë grekë u stabilizuan pas Krizës Lindore (1839 - 1841) pati një optimizëm të madh përsa i përket zgjerimit territorial të Mbretërisë Greke. Në atë periudhë kohe, populli grek dhe ai shqiptar jetonin brenda kufijve shtetërorë të Perandorisë Otomane, e cila ishte e organizuar në milete.