Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 08 Dhj 2021
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:26

Miti i burrneshës

Aje burrneshë? Kjo është përshëndetja tradicionale e grave në Shqipërinë veriore. Kuptimi i përshëndetjes (jo përkthimi fjalë për fjalë) është A je e fortë si burrë? Ato pyesin njëra tjetrën nëse janë aq të forta sa për të përballuar vështirësitë e jetës (mungesën e ushqimit, ujit, korentit, pra në përgjithësi varfërinë) që janë tipike në zonat e ashpra të Shqipërisë veriore.

Por përcaktimi i grave si burrnesha (fjalë për fjalë grua burrërore ) nuk kufizohet vetëm tek gratë e Veriut, sepse ai personifikon forcën fizike dhe emocionale të të gjitha grave në Shqipëri, kudo që ndodhen. Ato të gjitha përballojnë vështirësitë e jetesës që ka patur dhe vazhdon të ketë vendi: infrastruktura të pamjaftueshme si dhe plagë pskologjike, sociale, ekonomike dhe politike si rrjedhim i pushtimeve, dominimeve dhe shtypjes. Por burrneshë do të thotë diçka më shumë se sa një grua e fortë. Gjatë historisë gratë shqiptare kanë kaluar një jetë jashtëzakonisht të vështirë, të karakterizuar nga mospërfillja dhe shtypja politike dhe shoqërore. Këto gra mishërojnë proverbin shqiptar Bukë e kripë e zemër tëmirë. Ato kanë jetuar vetëm me bukë e kripë, por kjo nuk ka qenë thjeshtmbijetesë.Me forcën e tyre ato kanë triumfuar mbi varfërinë dhe të gjitha vështirësitë që kanë përballur, duke ruajtur zemërmirësinë, mikpritjen dhe shpirtin e tyre të mirë