Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Dielë, 05 Dhj 2021
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:33

Midis lavdisë së një bote virtuale dhe mjerimit të një bote reale

Duke shkruar për gjendjen në të cilën ndodhej Shqipëria fill pas pavarësisë më 1912-13, Mithat Frashëri, njëri prej etërve të nacionalizmit shqiptar, shkruan se detyra që u dilte përpara shqiptarëve asokohe ishte që nga një grumbull fisesh të krijonin një

komb. Shqipëria asokohe përbëhej nga fise në veri dhe jug të lumit Shkumbin të ndarë në katër vilajete. Këto fise kishin një ndjenjë identiteti që kufizohej me identitetin e fshatit, krahinës apo bajrakut dhe kush më shumë e kush më pak njihnin qeverinë qendrore në Stamboll apo përfaqësuesit e saj në provincë, por kishin shumë pak lidhje shpirtërore, intelektuale dhe ekonomike me njëri-tjetrin. Të flasësh për mite të romantikës nacionaliste Shqiptare do të thotë kryesisht të flasësh për përpjekjen shqiptare për t i shndërruar këto fise të shpërndarë në një komb të bashkuar mbi një identitet kolektiv.