Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 27 Tet 2021
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:34

Historia dhe tradita, krijimi i miteve me karakter të pastër kombëtar

Ky studim paraqet raportin e një studimi disavjeçar mbi organizimin tradicional ekonomik dhe shoqëror në malësinë shqiptare. Fokusi i këtij studimi mbështetet mbi analizën krahasuese ndërmjet ekolgjisë, ekonomisë dhe organizimit shoqëror të dy zonave malore

(Dukagjini në veriperëndim të vendit dhe Kurveleshi në jugperëndim).Gjatë kërkimeve të mija jam përballur shpesh me një numër nocionesh, konceptimesh, interpretimesh, imazhesh dhe stereotipesh mbi karakterin e njerëzve të malësisë. Udhëtarë të huaj, diplomatë dhe shkencëtarë, kanë mbetur të impresionuar nga zakonet primitive dhe sjelljet e çuditshme të malësorëve, si në veri ashtu edhe në jug. Shumë prej tyre e kanë konsideruar malësinë si një relike të zakoneve të vjetra që të jep një mundësi unike për vëzhgimin e të kaluarës shoqërore të njerëzimit, dhe, në kohët e fundit, mundësinë për hetimin e tranzicionit nga tradita në modernizim. Nga ana tjetër historiografia dhe etnografia shqiptare filloi më 1950 të studjojë të kaluarën kulturore të këtyre zonave. Një element i rëndësishëm i kësaj orvatjeje ishte studimi i zakoneve vendore dhe mbledhja e miteve, ritualeve dhe zakoneve të malësorëve.