Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 01 Dhj 2021
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:38

Mitet e identitetit kombëtar shqiptar

Ilirianët e lashtë nëmirëkuptim: Pas 2000 vjetësh beteje në vetmi shqiptarët bashkojnë forcat me ushtarët e demokracisë - grimca të një kombi piktoresk. Ky ishte titulli që përshëndeste lexuesit e New York Evening Sun një ditë shtatori të 1918-s. Këtu ka vend për të

pretenduar për një shembull më të mirë të mentalitetit mitik: dy mijëvjeçarë të historisë janë sintetizuar në një fjalë të vetme dhe botët e lashta dhe bashkëkohore janë vendosur njëra pas tjetrës nëmënyrë të tillë, që vë në dukje ekzistencën e një kombi shqiptar të pakufizuar në kohë, identiteti i të cilës qëndron përtej historisë së tij. E gjeta këtë artikull të New York Evening Sun të ribotuar në numrin e parë të The Adriatic Review, një gazetë mujore e botuar nga Federata Panshqiptare e Amerikës, Vatra. Ndërsa Lufta e Parë Botërore shkonte drejt përfundimit, aktivistët e Vatrës (në atë kohë më tepër një organizim lobesh kulturore) ishin të kënaqur kur
shihnin që shtypi amerikan i kushtonte aq rëndësi atdheut të tyre; në fakt, referencat tek mitet e ilirëve të lashtë mund të kenë ndikuar edhe në vetë botimet e Vatrës dhe ato të shkrimtarëve të tjerë shqiptarë të Amerikës, veprimtaria e të cilëve, në dy dhjetëvjeçarët e parë të shekullit, i dhanë një lulëzim të jashtëzakonshëm imazhit shqiptar dhe ndërgjegjësimit të shqiptarëve.