Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Shtunë, 27 Shk 2021
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:41

OJQ-të e rinisë në Shqipëri: një analizë e tërësisë kulturore të koncepteve demokratike dhe mentalitetit në punë

Që prej gjysmës së dytë të korrikut 1998 jam koordinatori në Shqipëri për ARCS-ARCI Cultura e Sviluppo, një OJQ italiane, të një projekti zhvillimi që ka si qëllim forcimin në përgjithësi të shoqërisë civile në Shqipëri dhe forcimin e shoqatës rinore ekzistuese, në

rradhë të parë nëpërmjet shtrirjes së një rrjeti prej 12 qendrash rinie në 12 qytete në të gjithë vendin. Projekti, që është financuar dhe financohet nga Departamenti i Çështjeve Shoqërore i Presidencës së Këshillit të Ministrave të Qeverisë Italiane, më ka bërë të familjarizohem me përvojën e përditshme të rinisë shqiptare, të cilën në fillim e kam vëzhguar, më pas e kam njohur më mirë dhe kam filluar ta kuptoj nën dritën e tërësisë ideologjike dhe kulturore në të cilën ajo gjen vetveten dhe eksperimenton identitetin e saj.
Ky punim merret me veçantinë e konstruksionit kulturor të demokracisë që është në bazë të zhvillimit të shoqërisë civile shqiptare në përgjithësi, me drejtim të veçantë, por jo të vetëm, analizën e botës së shoqatave rinore dhe gjithashtu sjell një vëzhgim nga një analizë më e gjërë që kam bërë mbi kushtet aktuale të të rinjve shqiptarë.