Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 20 Tet 2021
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:43

Teoritë e konspiracionit në median dhe politikën shqiptare

Teoritë e konspiracionit janë një tip specifik miti. Ato përfshijnë perceptime komplekse të një të vërtete të veçantë. Përderisa e vërteta nuk ekziston,më pëlqen të përdor termin subjektivitet ndërindividual, i cili vjen nga fusha e shkencave të komunikimit. Ky

term mbështetet në vlersimin që për të rënë në marrëveshje mbi një perceptim të veçantë të realitetit, janë të domosdoshëm të paktën dy individë, gjë që do të thotë se ky interpretimi përbashkët bëhet subjektiviteti ndërindividual i tyre. Mitet zhvillohen brenda kornizës së subjektiviteteve të tilla ndërindividuale. Por jo çdo subjektivitet ndërindividual përbën domosdoshmërisht bazën për një mit apo për një teori konspiracioni.