Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 08 Dhj 2021
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:44

Ndalimi i Kalbëzimit - në kërkim të shkaqeve të korrupsionit në policinë shqiptare

Artikulli në fjalë i hedh një vështrim debateve të sotme politike mbi masën dhe shkallën e korrupsionit në policinë shqiptare. Në këtë mënyrë artikulli e përqas këtë çështje në dy nivele analize. Së pari, ai argumenton se ndërsa korrupsioni në policinë shqiptare

paraqet një rrezik serioz për vendosjen e rendit dhe të sigurisë në vënd, polemikat e zhvilluara për këtë fenomen kanë tentuar ta politizojne çështjen dhe ta trajtojnë atë ose si përpjekje të qëllimshme të qeverisë aktuale për të qëndruar në pushtet, ose si një kërcënim ogurzi të jashtëm që i bëhet administratës publike nga krimi i organizuar. Të dy përqasjet e mësipërme anashkalojnë arësyet themelore që bëjnë të mundur lindjen e korrupsionit. Më tej akoma, në kuadrin e një politike konflikuale të vazhdueshme, përqasjet e mësipërme janë shprehje e praktikave populiste për realizim qëllimesh politike.