Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Dielë, 16 Maj 2021
E Premte, 21 Tetor 2011 08:58

Mashkullariteti shqiptar, puna e seksit dhe emigrimi: homoseksualiteti, SIDA dhe kërcënime të tjera morale

Qëllimi kryesor i këtij artikulli është të hulumtojë ngërthimet kulturore, sociale dhe epidemiologjike që sjell mënyra e kryerjes së punës së seksit, një strategji kjo e rëndësishme mbijetese ndër një pjesë burrash shqiptarë që kanë emigruar në Itali dhe Greqi.

Lidhja që bëhet zakonisht midis HIV/SIDA dhe një konstrukti kulturor të homoseksualitetit në termat e një sëmundjeje morale, natyra represive dhe heteropatriarkale (Wilton 1993:31) e shoqërisë shqiptare dhe mënyra specifike se si përcaktohetmashkulloriteti shqiptar në raportme të tjerët jomashkullorë, ndërthurja e të gjitha këtyre dinamikave socio-kulturore, është i vetmi kontekst që lejon të lexohet potenciali i përhapjes së HIV/SIDA në grupin që është, në mënyrë të veçantë, në qendër të këtij studimi kërkimor. Pasi të përqëndrohem në mënyrën se si trajtohet gjatë procesit migrator marrëdhënia midis identitetit gjinor dhe praktikave seksuale, artikulli do të ndahet në dy pjesë që i korespondojnë analizës së konteksteve të vendnisjes, në rastin tonë Shqipëria, duke iu referuar në mënyrë të veçantë homoseksualitetit në këtë vend, dhe pastaj shfaqjes së fenomenit të trafikimit dhe shfrytëzimit të vajzave të reja shqiptare në tregun ndërkombëtar të seksit. Në pjesën e dytë do të hulumtoj mënyrën se si trajtohen përtej kufirit kulturor e moral, pra në kontekstin e emigracionit, praktikat diskursive hegjemone që përcaktojnë kanunet e shëndetit, gjinisë dhe seksualitetit në kontekstin socio kulturor shqiptarme synimin që të analizohetmë thellë raportimidis migrimit, identitetit dhe kulturës seksuale. Do t i referohem në mënyrë të veçantë raportit midis puntorëve të seksit dhe përhapjes së HIV/SIDA në kontekstin e emigracionit shqiptar.