Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 08 Dhj 2021
E Premte, 21 Tetor 2011 09:03

Budapest, 23 Shtator 2030

Sot: datëlindja ime e tetëdhjetëeshtatë. Kryeministri elektronik i Mbretërisë Virtuale të Hungarisë kishte lënë porosi të më dërgonin nëpërmjet monitorit urimet e tij më të mira. Të gjitha faqet e internetit të vendit japin

lajmin, që më është dhënë Urdhëri i Stefanit të Shenjtë, urdhër të cilin mund ta thërras në çdo kohë. Nga njëra anë, jam mjaft i mallëngjyer, nga ana tjetër, për mua është e qartë se ç e shtyu qeverinë të tregonte këtë vëmendje të fryrë ndaj personit tim modest me rastin e një jubileu të tillë kaq jojubilar. Çdonjëri në vend e di, që majin e ardhshëm parlamenti do të zgjidhet rishtazi. Megjithëse ke për të zgjedhur midis dymbëdhjetë partive, nga këto vetëm dy kanë gjasa t i fitojnë këto zgjedhje: Windows 2050 që qeveris tani dhe partia opozitare Windows 2049. Unë nuk u përkas këtyre aktoreve të rëndësishme të skenës politike hungareze, porse qarkulloj në rrethet e liberalëve të majtë të Windows 2048, një rryme goxha te respektuar, por që u bë dyzetë vjet që në mënyrë konseguente s e kap dot pragun e pesëpërqindëshit për 12.457 vota.