Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Wednesday, 27 Oct 2021
Friday, 21 October 2011 09:04

Klubi i natës

Kishim rreth dy muaj që unë, Turi dhe Papi kishim bërë në plan të shkonim në një nga night-club-et e Budapestit, po asnjëherë nuk ishim bërë mbarë. Vinin e kalonin të premtet, të shtunat dhe mbyllej

week-end-i me të dielat dhe ne, asgjë, vazhdonim ta linim për në week-end-in tjetër këtë të vajtur në një klub nate Budapesti. Kështu, një ditë, duke bërë muhabet, i dhamë dum punës edhe thamë, duke pirë një birrë, te sheshi Moskva ter , se gjithë ky muhabet ishte kot dhe më mirë ta harronim fare. Po ja që një ditë erdhi një rast që jo vetëm që vajtëm në night club, por na ndodhën edhe shumë gjëra të tjera interesante.