Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Monday, 29 Nov 2021
Friday, 21 October 2011 09:05

Politika italiane në Shqipëri, 1894-1943

Ngushtica e Otrantos që ndan Shqipërinë me Italinë e jugut gjithmonë ka shërbyer më tepër si urë sesa barrierë, duke krijuar mundësinë e largimit, duke qenë një urë kulturore dhe një rrugë e favorshme për

pushtime. Afërsia ndërmjet këtyre dy rajoneve ka lehtësuar lidhje të ndryshme që në periudhën klasike dhe krijimin e kolonive të mëdha shqiptare në Italinë e Jugut pas vdekjes së Skënderbeut, heroit shqiptar të shekullit të 15-të. Gjatë çerekut të fundit të shekullit të 19-të, interesat italiane i shndërruan këto pikëtakime rastësore në përfshirje më të thellë, që arriti kulmin me pushtimin dhe aneksimin e Shqipërisë në vitet e fundit të regjimit të Musolinit. Gjatë shekujve të 19-të dhe 20-të interesat italiane në Shqipëri janë shprehur në menyrë të hallakatur, duke filluar që nga lënia pas dore e deri në veprime të xhindosura, shpesh të planifikuara dobët dhe të zbatuara keq. Pavarësisht nga natyra enigmatike e kësaj marrëdhënieje, del në pah modeli i një politike të caktuar në të cilën një sërë individësh, të cilët edhe pse nuk janë krejtësisht përgjegjës për këtë politikë, pasqyrojnë drejtimin dhe synimin e saj. Kjo politikë mund të ndahet përafërsisht në tre faza. Faza e parë, përmbledh kontributin kulturor të italo-shqiptarëve, shembulli më i mirë i të cilit është pjesëmarrja aktive e Anselmo Lorrekios (Anselmo Lorrecchio), avokat dhe publicist, që energjitë e tij të pakufishme ia kushtoi zgjimit të bashkëkombasve përtej Adriatikut.