Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Shtunë, 23 Tet 2021
E Premte, 21 Tetor 2011 09:08

Marrëdhëniet italo-shqiptare në fillimet e fashizmit (1922-1925)

Ndërsa më 28 tetor 1922 Benito Musolini ngarkohej nga mbreti Vitorio Emanuele III për të formuar qeverinë mbas të ashtuquajturës  Marcia su Roma dhe në Itali fillonte epoka fashiste, në Shqipëri jetohej një situatë

politiko-shoqërore tejet e koklavitur. Shteti shqiptar, që ishte njohur prej Lidhjes së Kombeve vetëm dy vite më parë (dhjetor 1920) në bazë të vendimeve të Konferencës së Londërs (1913), në realitet mbetej një entitet pothuajse virtual. Çështja e kufijve duhej shqyrtuar ende prej një komisioni të posaçëm, ndërsa brenda vëndit sundonte një anarki totale.