Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Dielë, 26 Sht 2021
E Premte, 21 Tetor 2011 09:10

Shqipëria dhe shqiptarët në projektet për Federatën Ballkanike në mesin e shekullit XX

Gjatë shekullit të XX çështja shqiptare doli në skenën politike europiane me të gjithë peshën e saj. Ajo përkoi me një periudhë kur shtetet fqinje ballkanike ishin në kulmin e jetës së tyre si entitete nacionale, po kështu

edhe nacionalizmi ballkanik në apogjeun e tij. E ndodhur përballë këtyre fqinjëve më të fuqishëm dhe më me aspirata, Shqipëria vazhdimisht e pati të vështirë të sendërtonte e qetë jetën e saj shtetërore. Ndonëse në disa periudha ajo arriti suksese të dukshme, dobësitë, vështirësitë dhe sakrificat ishin të mëdha. Këto dobësi kishin edhe shkaqe të brendëshme.