Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Shtunë, 23 Tet 2021
E Shtunë, 22 Tetor 2011 10:08

Diskutim mbi decentralizimin në Rumani: Disa shënime dhe vërejtje

Decentralizimi në Evropën Juglindore (dhe jo vetëm këtu) është një nga çështjet më të rëndësishme dhe më të vështira për t'u trajtuar. Duke qenë i nxitur gjerësisht edhe si objektiv i politikës kulturore, edhe si

instrument për arritjen e objektivave të politikave të tjera (si psh. kontakte më të zgjeruara me artet dhe kulturën) në të gjithë Evropën, ai merr një rëndësi të veçantë në vendet ish komuniste, të cilat ende e ruajnë trashëgiminë e një sistemi të centralizuar. Nxitja e vendimmarrjes sa më pranë qytetarit të thjeshtë dhe synimi për shpërndarjen e përgjegjësive dhe ndërmarrjen e iniciativës, procesi i decentralizimit dhe ndikimi i tij ndryshojnë, gjithsesi, nga një vend në tjetrin në Evropën Juglindore, qoftë për arsye të karakteristikave të secilit vend, qoftë për arsye të nivelit të trashëgimisë në centralizim.