Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Shtunë, 23 Tet 2021
E Shtunë, 22 Tetor 2011 10:31

Timarllinjte e krishterë në Shqipëri në shekullin e XV-të

Gjatë ekzistencës së saj për gjashtë shekuj, Perandoria Osmane na ka lënë me miliona dokumenta zyrtare; një pjesë e madhe e tyre gjenden sot në Arkivat Kombëtare Turke në vartësi të Kryeministrisë (Baflbakanlik

Arfliv Umum Müdürlü.ü). Aktualisht është duke u bërë klasifikimi i tyre. Dokumentat që i përkasin periudhës para shekullit XVI janë në numër të kufizuar, disa akte vakëfesh dhe mülkname , si dhe dy ose tri fragmente fletoresh; ka pak mundësi që, pasi klasifikimi të përfundojë, numri i këtyre dokumentave të hershme të shtohet në mënyrë të konsiderueshme. Ndërmjet këtyre të fundit, një fletore regjistri timaresh, që daton vitin 835 të Hixhrit (1431/1432) është tani për tani më i rëndësishmi dhe më i pasuri në përmbajtje. Rëndësia e kësaj fletoreje prej 15 fletësh, që ruhet në thesarin e Perandorisë, duket e qartë po të kemi parasysh se vetë kronikat e kësaj periudhe janë hartuar me një vonesë të madhe përsa i përket fakteve që ato përmendin. Kjo fletore është një burim me rëndësi të dorës së parë, jo vetëm përsa i përket çështjeve të administratës dhe për regjimin e timarit para 1453, por edhe për faktin se na ndihmon të mësojmë shumë çështje që kanë mbetur të panjohura në lidhje me pushtimin e Shqipërisë nga osmanët. Dispozitat që gjejmë aty lidhur me timarlinjtë e krishterë vlejnë gjithashtu t'u kushtohet vëmendje.Në artikullin e tanishëm kemi për qëllim të sqarojme këtë çështje të fundit.