Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 08 Dhj 2021
E Shtunë, 22 Tetor 2011 10:34

Sami Frashëri apo Shemsedin Sami?

Do të ishte mire të fillonim duke qartësuar kufijtë e temës së kësaj kumtese, e cila është rezultat paraprak i një projekti kërkimor afatgjatë. Qëllimi i kësaj kumtese nuk është që të shkruhet një biografi e Shemsedin

Sami Frashëri (1850-1904) apo që të paraqitet një studim i hollësishëm i veprave të tij.2 Eshtë e njohur tashmë se si novelist, gazetar, leksikograf dhe gjuhëtar autodidakt, Samiu ishte një nga intelektualët më prodhimtarë të Perandorisë Osmane në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe ka qenë çmuar nga të dyja historiografitë turke dhe shqiptare të shekullit të njëzet për kontributet e tij në procesin kombformues shqiptar dhe atë turk. Siç e lë të kuptohet edhe titulli, kjo kumtesë do të përpiqet të hulumtojë perceptimet e ndryshme të aktiviteteve dhe veprave të tij në historiografinë turke dhe atë shqiptare.