Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 27 Tet 2021
E Shtunë, 22 Tetor 2011 19:31

Mbi ndërhyrjen, ose rikthimi i subjektit të historisë

Midis viteve 1804 dhe 1815 Evropa mori pamjen e një fushe të madhe beteje. Nëse ka ndonjë periudhë kohore së cilës do t i shkonte shumë për shtat nocioni i intervencionit do të ishte pikërisht harku midis atyre

viteve. Por, që të kuptohemi, nuk do të bëj këtu rolin e historianit të fushatave napoleoniane. Eshtë shkruar shumë mbi këtë subjekt dhe vetëm një historian me talent të madh do të mund të thoshte diçka të re mbi ndonjë temë për të cilën kolegët e tij ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit. Propozimi im këtu është më modest: bëhet fjalë për shqyrtimin e intervencionit duke ndjekur një nga komentuesit më tërheqës të asaj kohe: Tolstojin. Eshtë një mënyrë për t'u zhvendosur nga e tashmja dhe për të kuptuar më mirë disa aspekte që janë bërë të vagullta nën peshën e analizave dhe të kundërshtive.