Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Shtunë, 23 Tet 2021
E Shtunë, 22 Tetor 2011 22:07

Evoluimi semantikor dhe përftesa ideologjike e fjalës komb

Ky shkrim synon të shpjegojë procesin e evoluimit semantikor të termit komb dhe ta shohë atë jo thjesht si një fenomen linguistik në vetvete. Ky proces është një pasqyrë edhe e ndikimeve ideologjiko-politike të

periudhës që shkon nga gjysma e dytë të shekullit të XIX-të dhe vazhdon deri në fillim të atij të XX-të. Ai është shprehje e qartë e përpjekjeve të aktorëve dhe veprimtarëve të pare të shqiptarizmit për të realizuar projektin e tyre, formimin e një kombi shqiptar me gjuhën dhe kulturën përkatëse. Ideja qëndore është se kombin shqiptar nuk duhet ta shohim si një të dhënë natyrore, atribut organik i popullisve që kanë folur prej shekujsh të njëjtën gjuhë në këto treva, por si një produkt i një procesi të vonshëm e të ndërlikuar historik. Ky proces duhet vendosur në një sfond më të përgjithshëm osman e ballkanik, ku një rol shumë të rëndësishëm kanë luajtuar intelektualët shqiptarë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare . Roli i tyre nuk duhet parë si ai i zgjuesve të kombit shqiptar të rënë në letargji. Në të kundërt, roli i tyre ka qënë ai i krijuesit, i artikulimit dhe ndërtimit të ligjërimit nacionalist shqiptar që kishte në qendër të tij kombin shqiptar.