Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Shtunë, 09 Nën 2024
E Shtunë, 22 Tetor 2011 22:22

Edgar Allan Poe

Poe nuk merret me indianët dhe natyrën. Ai nuk ka punë as me Vëllezërit e Kuq apo Vigvamët. Poe është krejtësisht i zhytur në procesin e shkatërrimit të psikikës së tij. Ashtu siç e kemi përmendur, ritmi i artit

amerikan është i dyfishtë:
a) Shkatërrimi dhe shpërbërja e ndërgjegjes së vjetër;
b) Formimi në vend të saj i ndërgjegjes së re;
Te Fenimore Cooper të dy këto procese ecin së bashku. Poe, nga ana e tij, njeh vetëm njërin prej tyre, atë të shkatërrimit. Më tepër se sa një artist kjo e bën atë të jetë shkencëtar. Moralistët më kot janë munduar gjithmonë të marrin me mend se përse ka qenë nevoja të shkruheshin kallëzimet e çuditshme të Poe-së. Në fakt ato duheshin shkruar sepse gjërat e vjetra duhej të vdisnin dhe shkatërroheshin, sepse psikika e vjetër e të bardhëve duhej dora-dorës të shpërbëhej përpara se të shfaqej diçka tjetër. Njeriu duhet të zhvishet edhe nga vetja e tij. Dhe shpesh herë ky proces është tepër i dhimbshëm.